Lidhje

29 shtatori data e zgjedhjeve presidenciale në Serbi - 2002-07-18


Kryetarja e parlamentit serb shpalli 29 shtatorin si datën për zgjedhjet presidenciale në Serbi. Zonja Natasha Miçiç e bëri njoftimin sot para gazetarëve. Ajo tha se fushata zgjedhore do të fillojë më 29 korrik. Mandati i presidentit të tanishëm serb Milan Milutinoviç mbaron në dhjetor. Zoti Milutinoviç ishte aleat i ngushtë i ish presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç. Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës e ka akuzuar zotin Milutinoviç për rolin e tij në konfliktin e Kosovës. Zoti Milosevic po gjykohet në Hagë nën akuza të ngjashme.

XS
SM
MD
LG