Lidhje

Zjarr në Termocentralin Kosova-B - 2002-07-20


Një punëtor humbi jetën dhe 34 të tjerë u plagosën nga zjarri që ra mbrëmë në termocentralin Kosova-B pranë Prishtinës.

Zjarrfikësit dhe paqeruajtësit e NATO-s shpëtuan një grup punëtorësh që kishin mbetur në çatinë e termocentralit që po digjej në veri të kryeqytetit. Personi që humbi jetën, u bllokua brenda në godinë. Të plagosurit pritet të shërohen.

Zyrtarët thanë se zjarri u arrit të shuhej perfushua sot në mesditë. Termocentrali u godit nga rufeja dje vonë në një mot me errëra të forta dhe vetëtimat, duke shkaktuar disa shpërthime dhe si rezultat ndërtesa mori zjarr.

Termocentrali, që ndodhet në Obiliq, rreth 15 kilometra në veri të Prishtinës, furnizon me energji elektrike gjithë Kosovën. Zjarri shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona, por termocentrali thuhet se ka rifilluar të funksionojë pjesërisht.

XS
SM
MD
LG