Lidhje

Tensione politike në Turqi - 2002-07-22


Një partner i rëndësishëm në koalicionin qeverisës të Turqisë tha se partia e tij do të largohet nga qeveria, në qoftë se zgjedhjet e parakohshme shtyhen matanë 3 nëntorit.

Ky paralajmërim u bë nga zëvëndës-kryeministri Devlet Bahceli i partisë së ekstremit të djathtë, Veprimi Nacionalist. Ai i bëri këto komente pasi parlamenti turk nuk arriti të caktonte datën për zgjedhjet e parakohshme për shkak të mungesës së një numri të mjaftueshëm deputetësh në një sesion të posaçëm, të thirrur nga 2 parti të opozitës.

Tani pritet që partia e zotit Bahceli të kërkojë mbledhjen e parlamentit javën e ardhshme për të bërë një përpjekje tjetër për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri Bulent Eçevit është përpjekur ti shtyjë zgjedhjet të paktën deri vitin e ardhshëm. Udhëheqësi i sëmurë në përgjithësi nuk është parë në publik që nga fillimi i muajit maj dhe ka humbur besimin e parnerëve në koalicion.

XS
SM
MD
LG