Lidhje

Kritika të ashpra për sulmin izraelit - 2002-07-24


Kryeministri izraelit Ariel Sharon u takua me ministrat kryesorë të kabinetit të tij, mes kritikave të ashpëra në lidhje me sulmin e ditës së hënë në Gazë, gjatë të cilit u vra një udhëheqës i militantëve palestinezë dhe 14 palestinezë të tjerë, midis të cilëve edhe fëmijë.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Bota Arabe e dënuan sulmin që u krye në një rajon me popullësi të dendur në qytetin e Gazës dhe që shkaktoi vdekjen e njerëzve të pafajshëm.

Shtetet e e Bashkuara e quajtën sulmin një veprim të egër, që nuk përbën kontribut për paqen.

Në një intervistë që dha për CNN-in, Ministri i Jashtëm izraelit Shimon Peres e cilësoi një gabim vënien në rrezik të jetës së njerëzve të pafajshëm. Zoti Peres tha se do ta kishte quajtur operacionin e ditës së hënë të suksesshëm, vetëm në se gjatë tij do të ishte vrarë Salah Shehade, kryetari i krahut të armatosur të grupit islamik Hamas. Hamasi është zotuar se do të hakmerret.

XS
SM
MD
LG