Lidhje

Reformatorët iranian dënojnë fushatën shtypëse ndaj disidentëve - 2002-08-05


Shumica reformiste në parlamentin e Iranit dënoi ato që ajo i quajti si fushatë e vazhdueshme shtypese ndaj disidentëve nga gjykatat konservatore të vendit.

Në një deklaratë të nënshkruar nga mbi gjysma e anëtarëve të parlamentit iranian, paralajmërohet se një fushatë që po duket pa fund kundër reformistëve, po e çon vendin drejt asaj që ata e quajnë një humnerë.

Deklarata, e shpërndarë dje, bën fjalë për urdhërin e shkrirjes së njërës prej partive kryesore reformiste, në korrik, ”Lëvizja për Lirinë e Iranit” dhe dënimet e ashpra me gjyq ndaj anëtarëve të partive, të akuzuar se po bëjnë komplot për përmbysjen e regjimit islamik të Iranit.

Në deklaratë i kërkohet presidentit të Iranit, Mohammed Khatami që të ngrejë zërin kundër shtypjes së vazhdueshme së reformatorëve.

XS
SM
MD
LG