Lidhje

Operacion i Suksesshëm - 2002-08-07


Në një procedurë të rrezikshme që zgjati 22 orë, një grup prej 50 kirurgësh në Kaliforni ndanë binjaket një vjeçare nga Guatemala që ishin të bashkuara në kokë. Tre orë pasi u larguan nga salla e operacionit, njërën nga vajzat e kthyen përsëri aty pasi kishte hemoragji në tru, një gjendje serioze por e kurueshme.

Neurokirurgët në spitalin e fëmijëve Mattel në Los Angeles e fulluan operacionin e komplikuar në orën 8 të mëngjesit të hënën dhe përfunduan dje në orën 6 të mëgjesit. Mjeku Houman Hemmati e quajti momentin e ndarjes së vajzave një mrekulli.

“U rrënqethëm nga emocionet. Kameramanët, kirurgët, infermieret, studentët, të gjithë ne, ata që kishin bërë miliona operacione dhe ata që shikonin për herë të parë. Disa qanin të tjerët qeshnim nga gëzimi. Filluam të duartrokisnim dhe të bërtisnim.”

Pjesa më e rrezikshme e operacionit 22 orësh ishte ndarja e venave që bashkonin kokat e binjakeve.

DR. Hemmati: “Kirurgët kryen një procedurë të vështirë duke u përpjekur të identifikonin çdo venë gjaku, të gjenin cila i takonte secilës foshnje dhe një nga një ti vendosnin ato ku duhej dhe ti testonin. U desh shumë kohë por përfundimisht doli me sukses.”

Ridrejtimi i rrjedhës së gjakut për në trurin e secilës foshnje sillte me vete rrezikun e një hemoragjie cerebrale. Më pas u bë operacioni plastik për të zgjatur skalpin e secilës foshnje që të mund të mbulohej pjesa e trurit ku kishin qenë kokat të bashkuara. Të dy binjakeve do tu duhet të bëjnë operacione të tjera për të ristrukturuar formën e kokës.

Vajzat, lindur në një fshat të Guatemalës, ishin të bashkuara në pjesën e sipërme të kokës në drejtime të kundërta. Raste të tilla ndodhin më pak se 1 në 2 milion e gjysëm lindje. Një grup jo fitimprurës që ndihmon shërimin e fëmijëve i solli motrat në Shtetet e Bashkuara dhe spitali dhuroi shërbimin e tij për operacionin që kushton 1 milion e gjysëm dollarë. ***************************************

Autizmi, sëmundje që prek aftësinë e fëmijëve për të komunikuar. Autizmi prek zakonisht fëmijët dhe gjatë pak vjetëve të fundit numri i fëmijëve të diagnostikuar me Autizëm në Shtetet e Bashkuara është rritur dukshëm. Mjekët ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë arsyet e shtimit të këtyre rasteve.

Sean G. ishte një fëmijë i shëndetshëm, por një mëngjes gjendja e tij papritur ndryshoi. Ai pushoi së reaguari dhe nuk njihte asnjeri, madje as nënën e tij. Ai u diagbostikua me Autizëm; çrregullim nervor që e bëri Seanin letargjik, të pa ndjeshëm ndaj zërave, dhe të shkëputur nga bota e jashtëmë. Dhe ky rast nuk është i vetëm.

Në komunën Laudon të Virxhinias, 10 vjet më parë, në shkollat publike kishte 4 fëmijë me autizm, sot numri i tyre ka arritur në 181. Shpenzimet për arsimimin e fëmijëve me autizëm janë dy herë më të larta se sa për fëmijët e zakonshëm. Zyrtarja e arsimit Charlotte Crane thotë se shtimi i numrit të fëmijëve me autizëm, do të përbëjë një sfidë serioze për sistemin arsimor.

Ekzistojnë mendime të ndryshme mbi shkaqet për shtimin e rasteve me këtë sëmundje dhe trajtimit të saj. Ndërkohë, shkenca e mjekësisë ende nuk kanë mundur të thonë fjalën e fundit mbi këtë sëmundje, disa prindër përdorin mënyra të ndryshme në kërkim të një kure për fëmijët e tyre me autizëm.

Ata përdorin metoda të paprovuara klinikisht, siç janë dieta të posaçme ushqimore, vitamina, ilaçe eksperimentale apo teknika të ndryshme terapike. Në ndonjë rast gjendja e të sëmurit është përmirësuar, por në përgjithësi shumë fëmijë kanë pësuar shumë pak ose aspak përmirësim. *********************************

Beverly W. vuan nga reumatizma. Ajo merr 7 lloj ilaçesh që kushtojnë mbi 300 dollarë në muaj. Kjo është një shumë e madhe këtë dhe pensionistë të tjerë me pensione të ulta. Për këtët kategori njerëzish shteti ka një program ndihmash i quajtur Medicaid; burimi i vetëm i kujdesit shëndetsor për pensionistët amerikanë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, pensionistët në Teksas e në shtete të tjera shpenzojnë çdo muaj mesatarisht mbi 100 dollarë për ilaçe. Por një program i ri i miratuar kohët e fundit i ndihmon pensionistët të blejnë ilaçe me çmime më të ulta. Gjithashtu, shumë firma farmaceutike ofrojnë ilaçe me çmime të lira ose falas për mijëra pensionistë që kualifikohen për këtë ndihmë. *************************************

Një oficer policie nga shteti Georgia ka tani dy veshka të transplantuara. Ai morri këto ditë veshkën e dytë, një dhuratë që i shpëtoi jetën. Mjekët thonë se operacioni duket se ka dalë me sukses.

Scott Floyd ka vuajtur nga veshkat që prej 20 vjetësh. 14 vjet më parë gjendja we tij u keqësua dhe nëna e tij i dhuroi një veshkë. Me një veshkë të huaj dhe me një veshkë të vetën Scott kaloi 6 vjet pa ndonjë problem.

Por para pak muajsh veshka e tij u bë shumë keq dhe mjekët thanë se edhe ajo duhej zëvendesuar. Këtë herë doli vullnetar Mike Shackleford, shok i ngushtë që nga fëmijëria. Që të dy e ndjejnë veten mirë.

XS
SM
MD
LG