Lidhje

Saddam Huissein paralajmëron - 2002-08-08


Presidenti irakian Saddam Huissein paralajmëroi se një sulm i mundshëm ndaj vendit të tij është i destinuar të dështojë dhe bëri thirrje t’u jepet fund sanksioneve të OKB-së ndaj Irakut.

Në fjalën e tij të regjistruar, e cila u transmetua në televizion, udhëheqësi irakian i bëri thirrje të gjitha vendeve arabe të prapësojnë çdo agresor. Ai gjithashtu bëri thirrje për zhvillimin e një dialogu diplomatik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara. Presidenti irakian nuk ju referua në veçanti çështjes së inspektorëve të armëve të OKB-së.

Shtetet e Bashkuara thonë se Iraku përbën një kërcënim të vërtetë dhe se do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë përsa i përket mjeteve që do të përdoren ndaj tij, përfshi ato diplomatike, trysninë ndërkombëtare dhe ndoshta edhe forcën ushtarake.

XS
SM
MD
LG