Lidhje

Takim me opozitarët irakian - 2002-08-09


Zyrtarët amerikanë po përgatiten të takohen sot me udhëheqësit e 6 grupeve opozitare irakiane, në përpjekje për t’i bërë fraksionet shpesh të ndara të punojnë së bashku, për t’u përgatitur për të qeverisur vendin, pasi të përmbyset Saddam Hussein. Në bisedime do te marrin pjese zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe të Pentagonit. Ato synojnë të inkurajojnë bashkëpunimin mes grupeve irakiane me pikëpamje të ndryshme dhe shpesh me mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit.

Udhëheqësit amerikanë thonë se duan një ndryshim të regjimit në Bagdad dhe në qarqet ndërkombëtare po flitet gjithnjë e më shumë për një sulm që mund të jetë duke u përgatitur nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut. Një zëdhënës i Kongresit Kombëtar Irakian, një organizatë ku përfshihen disa grupe opozitare, thotë se të gjashta fraksionet duan që të ndërmerren veprime konkrete kundër Irakut dhe do të paraqesin një qëndrim të përbashkët në bisedimet e sotme.

XS
SM
MD
LG