Lidhje

Identifikohet njëri prej 3 autorëve të sulmit afër Islamabadit - 2002-08-10


Zyrtarët pakistanezë kanë identifikuar njërin prej 3 personave që kryen sulmin e së premtes kundër një kishe në kompleksin e një spitali misionarësh të krishterë në afërsi të Islamabadit

Zyrtarët thonë se ai ishte anëtar i një grupi ekstremist islamik i jashtëligjësuar. Nga sulmi me granada u vranë 4 infermjere pakistaneze dhe u plagosën të paktën 24 persona të tjerë. Njëra prej infermjereve vdiq sot nga plagët e rënda. Edhe njëri prej sulmuesve vdiq, por të tjerët arritën të iknin.

Hetuesit thanë sot se personi i vdekur ishte anëtar i organizatës Jaish-e-Mohamed. India fajësoi të njëjtin grup për një sulm kundër parlamentit indian në muajin dhjetor, incident që shkaktoi një ballafaqim të armatosur midis Indisë dhe Pakistanit.

XS
SM
MD
LG