Lidhje

Papa bën një thirrje emocionale për paqe në Tokën e Shenjtë - 2002-08-11


Papa Gjon Pali i dytë bëri një thirrje emocionale për paqë në Tokën e Shenjtë, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të angazhohet më shumë për të krijuar kushtet për bisedime.

Papa 82 vjeçar, foli përpara një grupi pelegrinësh që ishin mbledhur sot në oborrin e vendpushimit të tij në afërsi të Romës.

Në një nga komentet e tij më të fuqishme kundër dhunës në Lindjen e Mesme, Papa tha se palestinezët pothuajse i janë nënshtruar një lloj ”dënimi kolektiv” dhe Izraelitët përballen çdo ditë me frikën vdekjeprurëse të sulmeve kundër tyre.

Papa kritikoi gjithashtu si palestinezët që kryejnë sulme vetvrasëse dhe planet e Izraelit për të ndërtuar mure përreth vendbanimeve të kolonëve hebraik. Ai tha se as sulmet e as muret e ndarjes kurrë nuk do të çojnë në arritjen e një zgjidhjeje të drejtë të konfliktit.

Papa është duke pushuar në shtëpinë e tij verore përpara se të udhëtojë nga fundi i këtij muaji për në vendlindjen e tij Poloni për një vizitë katërditëshe.

XS
SM
MD
LG