Rezultatet jo-zyrtare të zgjedhjeve të djeshme në Serbinë jugore tregojnë se dy kandidatë shqiptarë kanë fituar me lehtësi. Votimet pasuan një vendim gjykate për të shpallur të pavlefshme rezultatet e votimeve të 28 korrikut pas kundërshtimit të grupeve serbe të cilët ngritën si arsye parregullsitë zgjedhore në 10 komuna. Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, një organizatë që mbikqyr procesin zgjedhor, thotë se sipas rezultateve të votimit në Preshevë, kryetari i mëparshëm i komunës, Riza Halimi, rifitoi në zgjedhje duke marrë mbi 58 për qind të votave. Ndërsa në Bujanoc fitoi me lehtësi kandidati shqiptar Negip Arifi. Agjencia serbe e lajmeve Beta njofton se më shumë se 10 mijë votues morën pjesë në zgjedhjet e përsëritura. Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila mbikqyri përsëritjen e zgjedhjeve, tha se procesi i votimeve u shoqërua me disa probleme teknike, të cilat nuk ndikuan mbi rezultatin dhe zgjedhjet ishin të drejta.