Lidhje

Rumsfeld planifikon zgjerimin e rolit të Operacioneve Speciale - 2002-08-12


Sipas një njoftimi të shtypit, Sekretari i mbrojtjes, Donald Rumsfeld po studion rrugët për zgjerimin e rolit të Forcave amerikane të Operacioneve Speciale në luftën kundër terrorizmit në shkallë botërore, duke përfshirë misionet e fshehta për kapjen ose vrasjen e udhëheqësve të al-Qaidës.

Gazeta Nju Jork Tajms njofton se propozimet që po diskutohen mund të çojnë në zbatimin e operacioneve të fshehta të forcave speciale amerikane në vende ku Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë të hapur dhe ku qeveritë nuk janë madje fare në dijeni të pranisë së tyre.

Gazeta thotë se ende nuk është hartuar ndonjë plan për tu shqyrtuar nga zoti Rumsfeld dhe se diskutimet për këtë çështje janë ende shumë larg për tju paraqitur Presidentit Bush për miratim.

XS
SM
MD
LG