Lidhje

U-S Airways pranë falimentimit - 2002-08-12


Kompania e shtatë më e madhe ajrore amerikane, U-S Airways, paraqiti kërkesë për mbrojtje në bazë të ligjeve të falimentimit.

Kjo është kompania e parë e madhe ajrore që shpall falimentimin qysh nga tronditja që pësoi industria ajore amerikane nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Kompania, e cila ndodhet në gjendje të vështirë financiare, e bëri njoftimin mbrëmë, menjëherë pas kërkesës që depozitoi pranë Gjykatës së Falimentimeve në Alexandria të shtetit Virginia.

Sot është planifikuar të zhvillohet një seancë paraprake gjyqësore për këtë çështje. Kompania thotë se shpallja e falimentimit do ta lejojë atë të ristrukturojë financat dhe të vazhdojë fluturimet pa ndërprerje.

Kompania thotë se ka marrë financime private në masën 500 milion dollarë për të qendruar në punë.

XS
SM
MD
LG