Lidhje

Veprimtari e dyshimtë në Iraq për armët e ndaluara - 2002-08-14


Gazeta The Washington Times njofton se satelitë amerikanë zbulimi kanë diktuar veprimtari të dyshimtë në një objekt irakian që përdoret për prodhimin e armëve biologjike. Gazeta citon zyrtarë amerikanë të zbulimit, të cilët thonë se satelitët kanë fotografuar 60 kamionë duke trasportuar material jashtë dhe brenda uzinës që ndodhet në afërsi të Bagdadit.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka pranaur të komentojë mbi njoftimin e djeshëm të gazetës. The Washington Times shkruante se veprimtaria në uzinën Taji ka shtuar shqetësimet se Presidenti Saddam Hussein po avancon programin e tij të luftës biologjike.

Presidenti Bush po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimve ushtarake për të përmbysur udhëheqësin irakian. Zoti Bush thotë se Presidenti Saddam po përpiqet të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë dhe përbën kërcënim për sigurimin global.

XS
SM
MD
LG