Lidhje

UNMIK:keqardhje ndaj qëndrimit të qeverisë - 2002-08-19


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur keqardhje ndaj qëndrimit të qeverisë së Kosovës lidhur me arrestimin e pjesëtarëvë të ish Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat qeveria i ka cilësuar si arrestime me motive politike.

Zyrtarët e UNMIK-ut thanë mbrëmë se ky mision ka për qëllim krijimin e një shoqërie që respekton rendin dhe ligjin dhe se kjo është një nga kushtet, që Kosova duhet të plotësojë para se të fillojnë çfardo bisedimesh për statusin e saj përfundimtar.

Qeveria e Kosovës ka pohuar se arrestimet e fundit të pjestarëve të ish UÇK-së dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës si të dëmshme për procesin politik në Kosovë.

Këto komente u bënë sot gjatë një takimi të qeverisë së Kosovës. Zyrtarët e UNMIK-ut dhe KFOR-it kanë theksuar disa herë se arrestimet nuk kanë motive politike.

XS
SM
MD
LG