Lidhje

Koshtunica kandidon për postin e presidentit të Serbisë - 2002-08-23


Presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica u dha fund hamendjeve që zgjasnin prej javësh, kur deklaroi sot se do të kandidojë për postin e presidentit të Serbisë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Zoti Kostunica, një nacionalist i moderuar, do të përballet me një sfidë të fortë nga ekonomisti Miroljub Labus në zgjedhjet e 29 shtatorit. Ai do të konkurrojë gjithashtu edhe me aktorin e njohur, Velimir-Bata Zivojinovic, kandidat i Partisë Socialiste, si edhe me udhëheqësin ultra-nacionalist të Partisë Radikale, Vojislav Sesejl.

Analistët politikë prej javësh po spekulonin nëse udhëheqësi jugosllav do të kandidonte apo jo. Posti i tij aktual, si president i Jugosllavisë, nuk do të ekzistojë më pasi udhëheqësit e vendit të bien dakord për një kushtetutë për shtetin e ristrukturuar për të zëvendësuar Jugosllavinë.

Në mars, Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një marrëveshje mes Serbisë, Malit të Zi dhe ushëheqësve jugosllavë për të transformuar vendin ballkanik në një shtet të ri që do të quhej Serbia dhe Mali i Zi.

XS
SM
MD
LG