Lidhje

Japonia dhe Koreja e Veriut normalizojnë  marrëdhëniet - 2002-09-17


Në takimin e tyre historik të nivelit të lartë në Phenian, kryeministri japonez, Junichiro Koizumi, dhe udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-il, ranë dakord të rifillojnë bisedimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në bisedimet e sotme, zoti Kim pranoi për herëtë parë rrëmbimin e qytetarëve japonezë nga ana e Phenianit në vitet 70 dhe 80. Zoti Kim kërkoi ndjesë dhe thaksoi se personat përgjegjës do të ndëshkohen. Ai tha se 4 nga 11 japonezët e rrëmbyer janë ende gjallë dhe premtoi se rrëmbime të tilla nuk do të ndodhin më.

Komentet e zotit Kim zhdukën pengesën më të madhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Koresë së Veriut. Të dy udhëheqësit bënë të ditur se bisedimet për normalizimin e lidhjeve të plota diplomatike do të rifillojnë muajin e ardhshëm.//kk

XS
SM
MD
LG