Lidhje

Svilanoviç: jo bisedime për statusin e Kosovës para 5-10 vjetësh - 2002-09-18


Ministri i Jashtëm jugosllav Goran Svilanovic thotë se për fillimin e bisedimeve mbi statusin e ardhshëm te Kosovës do të duheshin 5 deri ne 10 vjet. Ai tha se tani per tani Kosova duhet të përqendrohet ne zgjidhjen e çështjeve te tilla se përmiresimi i kushteve te sigurise dhe kthimi i serbeve te shperngulur. Zoti Zvilanovic i beri keto komente dje në klubin kombëtar të shtypit në Washington.

Zoti Svilanoviç e shikon Kosovën si pjesë të Serbisë, tani nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, prandaj, thotë ai edhe bisedimet mbi statusin e ardhshëm të saj duhet të zhvillohen në këtë kuadër.

Megjithatë, ministri Svilanoviç tha se ende nuk ka ardhur koha për bisedime të tilla dhe për krijimin e një klime të përshtatshme do të duheshin 5 deri në 10 vjet.

”Ngritja tani e çështjes mbi statusin e ardhshem te Kosoves do të largonte vemendjen nga zgjidhja e problemeve te ngutshme siç janë krijimi i një sigurie të plotë për të gjithë dhe kthimi i serbëve të shpërngulur”, tha zoti Svilanovic.

Ai shtoi se nuk e di sesa nga këta serbë të ikur do të ktheheshin në Kosovë, por shtoi se të paktën atyre duhet t'u krijohen mundësitë për ta marrë vetë një vendim të tillë.

Prej vitesh, shqiptarët e Kosoves jane shprehur hapur per pavarësinë e tyre nga Jugosllavia. Madje që pas luftes, mes tyre eshte krijuar bindja se kjo pavarësi është e pamohueshme dhe e pakthyeshme.

Por zoti Svilanovic thotë se e ardhmja e Kosoves nuk është thjesht nje çështje mes shqiptareve, serbëve dhe Kombeve të Bashkuara. Prandaj kur të vije koha e bisedimeve, në to duhet të ftohen të marrin pjesë me cilësinë e nje statusi te vecante edhe përfaqësues nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Greqia.

Sipas zotit Svilanoviç, Kosova është një problem rajonal dhe paqëndrueshmëria atje do të prekte të gjitha vendet fqinje, të cilat, tha ai, nuk janë pjesë e problemit por duhet te behen pjesë e zgjidhjes së tij.

Zoti Svilanoviç i dha fund dje një vizite dy ditëshe në Washington ku u takua me zyrtarë të departamentit të Shtetit, përfshi nënsekretarin Armitage, dhe ligjvënës të ndryshëm për të kërkuar mbështetjen amerikane në përfshirjen e Jugosllavisë në programin e Natos partneritet për paqe. //kk

XS
SM
MD
LG