Lidhje

Të dyshuarit për ndihmë ndaj terrorizmit, dalin sot ne gjyq - 2002-09-18


Gjashtë qytetarë amerikanë, të akuzuar se ndihmuan një organizatë terroriste, do të dalin sot para një gjykate në shtetin e New Yorkut për një seancë, ku do të kërkojnë lirimin me kusht.

Pritet që prokurorët në Buffalo të ngulin këmbë se sikur të lirohen 6 të akuzuarit mund të ikin prandaj duhet të mbahen në burg. Të dyshuarit janë në të 20-at dhe me prejardhje nga Jemeni.

Ata u arrestuan javën e kaluar gjatë një sërë bastisjesh dhe që të gjithë thonë se janë të pafajshëm. Zyrtarë amerikanë thonë se të akuzuarit janë stërvitur në një kamp të al-Kaidës në Afganistan.

Autoritetet amerikane thonë se 2 anëtarë të së njëjtës celulë ende nuk janë kapur dhe janë objekt i kërkimeve në shkallë botërore. Autoritetet thonë se këta dy persona mund të kenë ikur në Jemen. //kk

XS
SM
MD
LG