Lidhje

Kryeministri Berluskoni: Përkrahje për Shtetet e Bashkuara - 2002-09-25


Kryeministri italian Berluskoni tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të qendrojë aktive përballë krizës së Irakut. Në një fjalim që mbajti para parlamentit, zoti Berluskoni tha se kostoja historike e qendrimit pasiv do të jetë e pallogaritshme.

Kryeministri bëri thirrje për një rezolutë të re e të fortë të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund të gjitha teknikave të deritanishme të regjimit Irakian për të vonuar e mashtruar. Zoti Berluskoni foli gjithashtu për nevojën e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara.

”Është në interesin kombëtar të Italisë, tha ai, që ta ndjekë këtë krizë të re me veprime të përgjegjshme dhe të pavarura, por këto të jenë veprime që i shkojnë për shtat aleancës historike të këtij vendi me Amerikën". ”Mënyra jonë e jetesës, fati ynë, si italianë dhe Evropianë, tha zoti Berluskoni para ligjvënësve, është i lidhur me atë të Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Berluskoni nuk tregoi qartë se çfarë roli mund të luajë Italia në luftën kundër Irakut. Opozita e majtë në Itali e dënoi fjalimin e kryeministrit duke thënë se lufta duhet të shmanget me çdo kusht. //az

XS
SM
MD
LG