Lidhje

Maqedoni: ambasada amerikane paralajmëron - 2002-10-01


Ambasada amerikane në Shkup, duke u mbështetur në njoftimet e zyrës rajonale të sigurisë së saj ka njoftuar zyrtarët amerikanë në këtë vend që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre në Tetovë dhe rrethina për shkak të njoftimeve se atje mund të shtohet dhuna.

Ndërkaq të martën për herë të parë u zhvillua një takim të përfaqësuesve të Lidhjes Social-Demokrate e cila i fitoi zgjedhjet e 15 shtatorit dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në kuadër të përgatitjeve të seancës konstituive të parlamentit për më 3 tetor. //kk//

XS
SM
MD
LG