Lidhje

Shqipëri: ndërpritet përkohësisht importimi i energjisë eletrike - 2002-10-13


Në Shqipëri, autoritetet vendosën që të ndërpresin përkohësisht importimin e energjisë eletrike. Zyrtarët e Korporatës Elektro-energjetike thonë se ky vendim u mor për shkak të situatës tepër të favorshme që kanë sjellë reshjet e ditëve të fundit.

Të gjithë hidrocentralët e vendit, me përjashtim të atij të Fierzës, po prodhojnë energji elektrike me kapacitet të plotë.

Ndërkohë, ngaqë prej më shumë se 24 orësh hidrocentrali i Vaut të Dejës vazhdon të shkarkojë ujra të tepërta, është afruar rreziku i zgjerimit të zonave të përmbytjes në Shkodër e Lezhë.

Në këto zona që prej 3 javësh qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Më i dëmtuari është qarku i Lezhës ku vazhdojnë të jenë të përmbytura 2 mijë e 500 hektarë tokë. //az

XS
SM
MD
LG