Lidhje

Montgomery, Maryland do të ngrejë i pari akuzat ndaj dy personave  të dyshuar për serinë e sulmeve me snaiper - 2002-10-22


Prokurorët thonë se dy personat e dyshuar si snajper në zonën e Uashingtonit do të akuzohen së pari për 6 krime në qarkun Montgomery të shtetit Maryland, ku filloi dhe u mbyll cikli i të shtënave kundër qytetarëve. Prokurori i shtetit, Douglasa Gansler tha dje se Montgomery do të kërkojë dënimin me vdekje të veteranit të ushtrisë amerikane, 41-vjeçarit, John Allen Muhammad, ndërsa bashkëpunëtori i tij 17 vjeçar, John Lee Malvo, do të gjendet para dënimit me burgim të përjetshëm.

Prokurorët në Virginia dhe në Alabama thonë se ata do të kërkojnë dënimin me vdekje kundër të dy të pandehurve lidhur me vrasjet e kryera në shtetin e tyre. Zoti Gansler tha se qarku i Montgomerit do të ngrejë akuzat i pari, pasi ai u prek më shumë nga vala e krimeve, hetimet e patën qendrën në këtë qark dhe ai ka dhëna më të hollësishme për ngjarjet.//ic//

XS
SM
MD
LG