Lidhje

NATO-ja vendos brenda pak javësh për vendet e reja anëtare - 2002-10-22


Vendet anëtare të NATO-s do të vendosin brenda pak javësh se cilët nga 9 vendet kandidate do të pranohen të parat si anëtare të reja të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, tha se njoftimi do të bëhet para takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Pragë në fund të muajit nëntor.

Ai i bëri këto komente dje në Washington pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin Bush. Zoti Robertson tha se 19 vendet anëtare të NATO-s nuk do të marrin një vendim përfundimtar deri sa për ta të bëhet e qartë se cili do të jetë ndikimi i çdo vendi në aftësitë ushtarake të NATO-s.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të paraqesin së shpejti pikëpamjet e tyre. Vendet kandidate janë Shqipëria, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Rumania. //kk//

XS
SM
MD
LG