Lidhje

Klosi del përsëri para komisionit të posaçëm parlamentar - 2002-10-28


Për herë të dytë komisioni i posaçëm hetimor i parlamentit mori të hënën në pyetje ish-drejtuesin e shërbimit informativ Fatos Klosi. Komisioni e ka pyetur zotin Klosi kryesisht për trazirat e vitit 1998 dhe vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Sipas përfaqësuesve të opozitës në komision, shërbimi sekret shqiptar akuzohet si përgjegjësi kryesor i këtyre ngjarjeve, ndërkohë që zoti Klosi i ka mohuar këto akuza. //kk//

XS
SM
MD
LG