Lidhje

Amerika në prag të zgjedhjeve për Kongresin - 2002-11-04


Kandidatët demokratë dhe republikanë në gjithë Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekjet e fundit në fushatë të hënën, në prag të zgjedhjeve që do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin.

Të martën, votuesit amerikanë do të zgjedhin 36 guvernatorë shtetesh, të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 34 nga 100 anëtarët e senatit.

Nëse si rezultat i zgjedhjeve, ndodhin pak ndryshime në vendet në Kongres, kjo do të ndryshonte balancën e pushtetit atje. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se amerikanët janë praktikisht të bllokuar mes partive republikane dhe demokrate, siç ishin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, rezultati i të cilave u vendos nga 537 vota në shtetin e Floridës.

Ndërkohë Presidenti Bush po zhvillon fushata për kandidatët republikanë në katër shtete të vendit. Presidenti pritet të shkojë në shtetet Iowa, Missouri dhe Arkansas dhe në fund të ditës, në shtetin e tij, Teksas.

Aktualisht, Partia Demokrate ka një vend më tepër se ajo republikane në Senat, ndërsa republikanët kanë një epërsi të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve.//kk//

XS
SM
MD
LG