Lidhje

Filip Vujanovic kryetari i ri i parlamentit malazez - 2002-11-05


Parlamenti i ri i Malit të Zi zgjodhi kryeministrin e tij që është në përfundim të detyrës, Filip Vujanovic si kryetarin e ri të parlamentit. Kjo lëvizje bëhet një ditë pasi Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet emëroi presidentin Milo Djukanovic si kryeministrin e ri të vendit. Zoti Vujanovic është aleat kryesor i Presidentit Djukanovic. Nën drejtimin e zotit Djukanovic, koalicioni Demokratik Socialist arriti një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar.

//rd//

XS
SM
MD
LG