Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, pjesëtare e koalicionit të ri qeveritar në Maqedoni, njoftoi të hënën se ka arritur marrëveshjen me Lidhjen Social-demokrate të kryeministrit Branko Cervenkovksi për emërimet e përkohshme, të bëra në strukturat e sigurimit, rreth të cilave janë bërë komente negative nga qarqet shqiptare në Maqedoni.
Nënkryetari i Partia Bashkimi Demokratik për Integrimi i tha Zërit të Amerikës, se personat e zgjedhur në këto struktura janë tashmë në detyrë, ku do të qendrojnë gjatë një periudhe kalimtare, derisa të zgjidhen njerëzit e përshtatshëm për këto poste. //xh//