Lidhje

Kalendari Historik 15 nëntor - 2002-11-11


Më 15 nëntor të vitit 1777, Kongresi Kontinental Amerikan miratoi Nenet e Konfederatës dhe të Unionit të Përhershëm dhe ua dërgoi ato legjislaturave të 13 shteteve për t’i ratifikuar. Propozimi për Kartën e Parë të shkruar Kombëtare të Shteteve të Bashkuara vendosi një konfederatë apo një lidhje të 13 shteteve sovrane. Dokumenti u jepte me qëllim shteteve më shumë kompetenca se sa qeverisë qendrore e cila përbëhej vetëm nga një kongres me një dhomë, ku sejcili shtet kishte një votë. Dokumenti i dha kongresit fuqi të kufizuara për t’u kujdesur për mbrojtjen e vendit, për të krijuar shërbimin postar, sistemin gjyqësor, për të rregulluar tregëtinë dhe për të shtypur monedhën e vendit. Megjithatë, nenet nuk i japin qeverisë qendrore autoritetin për mbledhjen e taksave në mënyrë që të siguroheshin para për ushtrimin e përgjegjësive të një qeverie kombëtare. Këto nene nuk parashikonin zgjedhjen e një presidenti apo të një dege ekzekutive. Nenet e Konfederatës u ratifikuan në vitin 1781. 8 vjet më vonë, dokumenti u zëvendësua nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkaura.

Më 15 nëntor të vitit 1763, Charles Mason dhe Jeremiah Dixon filluan një studim mbi kufirin që ndante kolonitë e Pensilvanisë dhe të Maryland-it. Vija e re kufitare i dha shkëndijën një zënke të gjatë ndërmjet klanit Penn, themeluesve të Pensilvanisë, dhe atij Calvert, themeluesve të Merylandit. Ky problem doli për shkak të hartave mbretërore britanike jo të qarta lidhur me territoret që dy familjet duhet të gëzonin. Si rezultat Marylandi kishte pretendime për pjesë të Pensilvanisë dhe Pensilvania për pjesë të Marylandit. Në vitin 1763 familjet ranë dakord t’i përmbaheshin një studimi mbi kufirin të astronomëve anglezë Mason dhe Dixon. Vija Mason-Dixon u bë më vonë më shumë se kufiri ndërmjet dy shteteve. Ajo u bë kufiri që ndante rajonin e Shteteve të Bashkuara në jug ku praktikohej skllavëria, nga rajoni verior ku skllavëria ishte e jashtëligjshme. Vija Mason-Dixon përdoret ende në mënyrë metaforike për të dalluar veriun dhe jugun e Amerikës.

//rd//

XS
SM
MD
LG