Lidhje

Operacion ushtarak izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë - 2002-11-12


Forcat izraelite arrestuan tre palestinezë të kërkuar gjatë një operacioni ushtarak në një kamp refugjatësh të qytetit Tulkarem në Bregun Perëndimor. Operacioni ishte pjesë e kërkimit për personat përgjegjës për vrasjen e 5 izraelitëve, përfshirë dy djem të rinj, ditën e dielë në një fermë shtetërore në Izraelin verior. Këto incidente zhvillohen ndërkohë që i dërguari amerikan David Satterfield vazhdon për të dytën ditë vizitën e tij në rajon. Zoti Satterfield po përpiqet të sigurojë mbështetje për një plan me faza për paqe në Lindjen e Mesme, në bazë të të cilit brenda vitit të ardhshëm do të krijohet një shtet palestinez me kufij të përkohshëm. Sot udhëheqësi palestinez Yasser Arafat tha se palestinezët e kanë pranuar në parim këtë plan dhe se do të japin një përgjigje zyrtare pasi të këshillohen me shtete arabe. //ad//

XS
SM
MD
LG