Lidhje

Të dielën në Ohër një takim midis presidetëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë - 2002-11-13


Burime diplomatike në Shkup i thanë Zërit të Amerikës se të dielën në Ohër do të zhvillohet një takim 3 palësh midis presidetit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski dhe presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç. Sipas këtyre burimeve të 3 vendet kanë interesa të përbashkëta dhe tendencë për bashkëëpunim. Ndërkohë të mërkurën në mbrëmje pritet të mbrrijë në Shkup ministri i jashtëm i Shqipërisë dhe kryeministri Ilir Meta, i cili do të marë pjesë në takimin e shefave të shteteve anëtare të Nismës së Evropës Qëndrore, që fillon të mërkurën në Shkup. //ze//

XS
SM
MD
LG