Lidhje

Al-Jazira transmeton një kasetë me zërin e një folësi që identifikohet si Osama Bin Ladeni - 2002-11-13


Presidenti Bush tha se po e shqyrton me shumë seriozitet një kasetë të re që përmban kërcënime terroriste, nëse është apo nuk është me të vërtetë përgatitur nga Osama Bin Ladeni. Zoti Bush tha se kaseta “i kujton përsëri botës se ne jemi në luftë”.

Stacioni televiziv në gjuhën arabe, Al-Jazira, e transmetoi kasetën të martën me zërin e një folësi që identifikohet si Osama Bin Ladeni. Folësi vlerëson sulmet terroriste të kohëve të fundit në Bali, Moskë, Kuvajt, Jordani dhe Jemen.

Ekspertët amerikanë të zbulimit po përpiqen të përcaktojnë, nëse folësi është me të vërtetë udhëheqësi i rrjetit terrorist al-Qaida. Ekziston frika se al-Qaida po e përdor kasetën për të gjallëruar anëtarët e saj të bazës duke lënë pështypjen se Osama Bin Ladeni ende jeton.//ic//

XS
SM
MD
LG