Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi  ligjin për krijimin e Departamentit të Sigurimit Kombëtar - 2002-11-13


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi ligjin për krijimin e Departamentit të Sigurimit Kombëtar. Ligjvënësit votuan dje mbas dite për këtë ligj me shumicë dërmuese votash, 299 pro dhe 121 kundër. Senati do të votojë nga fundi i kësaj jave.

Ligji në fjalë është një nga synimet themelore të Presidentit Bush për ta bërë vendin më të sigurt pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Miratimi i tij është një fitore e madhe për zotin Bush.

Udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit bënë kompromis me Shtëpinë e Bardhë mbi çështjen e të drejtave të punëtorëve, që u bënë pengesë për miratimin e ligjit disa muaj më parë. Departamenti i Sigurimit Kombëtar që do të përbëhet nga 22 agjenci federale, do të ngrihet në nivel kabineti.//ic//

XS
SM
MD
LG