Lidhje

Një libër i ri nxjerr në pah rolin e Reganit në luftën kundër komunizmit - 2002-11-14


Megjithëse kanë kaluar afro 15 vjet nga koha kur presidenti Ranold Reagan përfundoi mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë, figura e tij vazhdon te jete objekt debatesh.

Shume vetë bashkohen me mendimin se si aktor zoti Reagan ishte yll artistik, por ata ndahen kur flitet per Reaganin si president dhe mbi rolin qe ai luajti gjate luftes se ftohtë. Libri i ri me titull Lufta e Reaganit, perpiqet t'i jape fund këtij debati. Autori Peter Schweizer thote se te gjitha faktet e reja te zbuluara ne arkivat ish- sovjetike flasin ne favor të presidentit Ragan si burrë shteti. Libri Lufta e Reaganit u paraqit të mërkurën gjatë një ceremonie ne Institutin amerikan Enterprise.

Libri Lufta e Reaganit eshte nje biografi politike e presidentit Ronald Reagan, historia epike e perpjekjes se tij 40 vjeçare dhe fitorja përfundimtare ndaj komunizmit.

Autori Peter Schweizer i bën një pershkrim te hollesishem jetes se presidentit qe nga ditët si aktor ne Holliwood ne fund te viteve 1940 e deri ne vitet 1980 kur si president i Shteteve te Bashkuara ai percaktoi fundin e Bashkimit Sovjetik dhe të komunizmit ne pergjithësi.

Duke u mbeshtetur ne dokumenta e materiale, kryesisht nga ato te nxjerra kohet e fundit nga arkivat ish-sovjetike, Peter Schweizer analist prane institutit Hoover, hedh poshtë mendimet e disa analistëve se komunizmi dështoi vetëm per shkak të dobësive nga brenda dhe se në atë kohë, thonë ata, ndodhi qe Ronald Reagan te ishte në pushtet.

Duke mos mohuar meritat e levizjeve disidente dhe perpjekjet e reformatoreve gjate periudhes se sundimit komunist, analisti Schweizer thote se gjate punes kerkimore per hartimin e librit, ai u ndesh me dokumente e fakte qe tregojne se luften kunder komunizmit, Ronald Reagani e ka patur qellimin kryesor te jetes se tij.

Shume dekada para se te behej president, ai kritikonte ata zyrtare e politikane te cilet nga frika e nje lufte berthamore i benin leshime Moskes dhe keshtu krijonin pershtypjen se Perendimi shqetesohej me shume per sunduesit ne Kremlin sesa per popujt qe ata sundonin.

Qe ne vitin 1963, ai vuri ne dukje dobesite ekonomike te sistemit komunist, nje sistem per te cilin zoti Reagani thoshte se mund te provohej i deshtuar nese detyrohej te konkuronte hapur me Perendimin. Peter Schweizer thote se qe ne vitet 1950 KGB-ja sovjetike filloi ta ndiqte me vemendje veprimtarine e ketij politikani te ri dhe ne vitin 1980 kur zoti Reagani u zgjodh president, zyrtaret sovjetik e dinin prej kohesh se ai perfaqesonte nje kercenim real ndaj interesave te tyre.

Qe ne fillim te mandatit te tij më 1980, presidenti Reagan veproi bazuar pikerisht ne keto bindje, duke e shtrydhur perandorine e djallit ne cdo drejtim, shprehet analisti Schweizer.

Autori Peter Schweiser thote se suksesi i levizjes solidarnost ne Poloni dhe ardhja ne pushtet e reformatorit Michail Gorbachov ne Bashkimin Sovjetik ne vitin 1985 ishin frytet e para te politikes se presidentit Reagan.

Libri Lufta e Reaganit duket se botohet ne nje kohe te pershtateshme. Disa analiste thone se politika e administrates se presidentit Bush mbi sulmet parandaluese kunder terroristeve eshte nje interpretim i politikes se ballfaqimit te ndjekur nga presidenti Reagan.

Ish-kryetari i dhomes se perfaqesuesve, Newt Gingrich, thote se Doktrina e Reaganit e ndjekur gjate luftes se ftohte perben modelin me te mire te politikes se jashteme amerikane per kohen qe po kalojme.

Duke bere nje paralelizem, Zoti Gingrich thote se ashtu si politikat e ashpra e konfrontuese te Reaganit mposhtem komunizmin dhe shkaterruan perandorine sovjetike, edhe veprimet e ashpra te administrates se presidentit Bush do te mposhtin terrorizmin dhe do t'i japin fund rrezikut te armeve te shkaterimit ne mase qe paraqet Iraku.

Ish-ligjvenesi Gingrich, thotë se politika e ashper ndaj Irakut mund t'i jape nje shtytje edhe levizjes disidente e reformiste irakiane brenda vendit duke sjelle permbysjen e regjimit te Sadam Huseinit. //kk//

XS
SM
MD
LG