Lidhje

Iran: Khamenei urdhëron gjyqësorin të rishikojë vendimin ndaj padagogut reformist - 2002-11-17


Studentë protestues iranianë thanë se kanë korrur fitore, pasi udhëheqësi më i lartë fetar i vendit dha urdhër të rishikohet dënimi me vdekje i dhënë kundër profesorit proreformist, Hashem Aghajari, i cili u gjet fajtor për blasfemi nga një gjykatë iraniane.

Zyrtarët njoftuan dje se Ayatollah Ali Khamenei, dha urdhër që gjyqësori ekstremist të rishikojë vendimin e dënimit të akadamikut Aghajari. Ai u dënua kohët e fundit me vdekje sepse vuri në pikëpyetje sundimin klerikal në Iran. Studentët, që dje hynë në javën e dytë të protestave, thanë se tani kanë në plan t’i ndërpresin demonstratat dhe të rifillojnë mësimet që nesër.//ic//

XS
SM
MD
LG