Lidhje

Nigeri: Vazhdojnë përleshjet para mbajtjes së Miss Botës - 2002-11-22


Të rinj myslimanë dhe të krishterë rifilluan luftimet në Nigerinë veriore, ku të paktën 100 veta kanë humbur jetën në përleshjet që filluan me protestat ndaj planit që Miss Bota të zhvillohet në këtë vend.

Dëshmitarët thonë se grupet u përleshën sot prapë në qytetin verior Kaduna, megjithë një ndalim-qarkullim vendosur pas protestave të të rinjve myslimanë të enjten dhe të mërkurën.

Problemet filluan të mërkurën, pas botimit të një artikulli në një gazetë nigeriane, ku thuhej se profeti Muhamed do të kishte zgjedhur një konkurrente të Miss Botës si grua të tij. Udhëheqësit konservatorë myslimanë e kanë dënuar konkursin e bukurisë, duke thënë se nxit shthurjen seksuale. //kk//

XS
SM
MD
LG