Lidhje

Në Shqiperi diskutohet problemi i listave të votuesve - 2002-12-03


Komisioni dypalësh, pozitë-opozitë, shqyrtoi sot së bashku me ekspertë të Osbe-së dhe Odihr-it zgjidhjet për problemin e listave të votuesve. Socialistët dhe demokratët ranë dakort që përgatitja e listave të mos jetë më kompetencë e Komisionit qendror të zgjedhjeve.

Të dyja palët janë marrë vesh për të bërë disa ndryshime ligjore për të përgatitur zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, ndërkohë që paralelisht do të nisë puna për hartimin e regjistrit kombëtar të votuesve, i cili duhet të jetë i gatshëm për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.//xh//

XS
SM
MD
LG