Lidhje

Koshtunica nuk arrin  të fitojë presidencën e Serbisë - 2002-12-08


Vojisllav Koshtunica nuk i pranoi rezultatet e zgjedhjeve të djeshme, që tregojnë se ai përsëri nuk arriti të fitojë presidencën e Serbisë, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime. Nga rezultatet jozyrtare del se zoti Koshtunica ka fituar 58 përqind të votave.

Por vëzhgues të pavarur të zgjedhjeve thonë se vetëm 45 përqind e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në votimet e djeshme, pra më pak se 50 përqind, e cila është kuota e kërkuar që zgjedhjet të shpallen të ligjshme.

Zoti Koshtunica thotë se numri i votuesve të mundshëm ishte fryrë me emra të rremë. Që nga shtatori zoti Koshtunica ka qenë tri herë në garë me nacionalistë ekstremistë serbë. Aktualisht postin e presidentit të Jugosllavisë e mban zoti Koshtunica.//ic//

XS
SM
MD
LG