Lidhje

Përdorimi i torturës në Irak - 2002-12-20


Për më shumë se 20 vjet, Sadam Huseini ka shtypur brutalisht ata që kanë vënë në pikëpyetje regjimin e tij. Siç vihet në dukje në një raport të ri të Departamentit të Shtetit, i titulluar “Iraku: Një Popull i Shtypur”, tortura është rutinë dhe e përdorur sistematikisht nga aparati irakian i sigurimit. Rrahjet, dhunimet, thyrja e gjymtyrëve dhe mohimi i ushqimit e i ujit janë dukuri të zakonshme në burgjet irakiane. Regjimi i Sadam Huseinit ka përdorur shumë metoda të tmershme torturimi, përfshirë shokun elektrik në organet seksuale të mashkullit, shkuljen e thonjëve, hedhjen e acidit në lëkurë, nxjerrjen e syve dhe djegien e viktimave me hekur të nxehtë apo llamba saldimi.

Pas humbjes së Irakut në Luftën e Gjirit Persik në vitin 1991, Gwynne Roberts i gazetës Independent të Londrës, vizitoi një qendër torturimi në Irakun verior. “Në një qeli, thotë zoti Roberts, pjesë mishi dhe bula veshi njeriu ishin gozhduar në mur dhe njolla gjaku shiheshin në gjithë tavanin, ku ishte i varur një ventilator i madh metalik. Shoqëruesi im, vazhdon gazetari britanik, me tha se të burgosurit lidheshin për ventilator dhe goditeshin me shkopunj ndërkohë që silleshin rrotull”. Gazatarit britanik i ishte thënë gjithashtu se të burgosur ishin kryqëzuar, duke i mbërthyer me gaozhda për mur.

Viktima të brutalitetit irakian kanë qenë edhe shumë të huaj. Një numër i madh qytetarësh kuvajtianë është vrarë, torturuar dhe dhunuar gjatë Luftës në Gjirin Persik. Më shumë se 20 qendra torturimi u zbuluan në Qytetin e Kuvajtit pas pushtimit irakian. Të dhëna fotografike konfirmojnë njoftimet për përdorimin e shokut elektrik, të banjove me acid dhe përdorimin e turielave elektrike në trupin e viktimave. Shumë civilë janë përdorur si mburojë njerëzore.

Edhe damkosja e prerja e gjymtyrëve janë përdorur në Irak si metoda ndëshkimi. Në vitin 1994, regjimi i Sadam Hiseinit lëshoi të paktën 9 dekrete që përligjnin ndëshkime mizore si damkosja. Prerja e gjymtyrëve është përdorur kundër ushtarëve irakianë të shpallur fajtorë nën akuzat për dezertim. Një irakian, të cilit i ishte prerë dora, e paraqitën në televizionin kombëtar irakian si rrugë për të mbjellë frikë. Mjekët që nuk pranonuan të kryenin operacione të tilla barbare, janë kërcënuar me ndëshkime dhe shumë prej tyre janë burgosur. Në vitin 2 mijë, u lëshua një dekret që autorizonte prerjen e gjuhës së çdo personi që kritikon Sadam Huseinin apo regjimin e tij.

“Për një kohë tepër të gjatë, tha presidenti Bush në Kombet e Bashkuar në shtator të këtij viti, populli i Irakut ka vuajtur nën një robëri të heshtur. Liria për popullin irakian është një kauzë e rëndësishme morale dhe një objektiv strategjik. Populli i Irakut, theksoi presidenti Bush, e miraton atë dhe siguria e të gjitha vendeve e kërkon atë.”//xh//

XS
SM
MD
LG