Lidhje

Izraeli bën përgatitje për tu mbrojtur nga një sulm i mundshëm irakian - 2002-12-23


Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të kryejnë manovra ushtarake të përbashkëta këtë javë ndërsa Israeli bën përgatitje për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshëm nga Iraku.

Trupat amerikane po mbërrijtë në Izrael gjatë këtyre ditëve për operacione të përbashkëta që përfshijnë edhe integrimin e sistemeve amerikane dhe izraelite kundër raketave.

Ka shqetësime se Baghdadi mund të ndërmarrë sulme me raketa kundër Izraelit në rast të një operacioni ushtarak amerikan kundër Irakut. Izraeli u godit nga dhjetra raketa irakiane Scud gjatë luftës së Gjirit në vitin 1991.

//rd//

XS
SM
MD
LG