Lidhje

Pheniani: Washingtoni po e shtyn gadishullin koren drejt luftës bërthamore - 2003-01-08


Administrata e presidentit Bush thotë se i takon Koresë së Veriut të ndërmarrë hapin tjetër nëse kërkon dialog me Shtetet e Bashkuara.

Një ditë pasi shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog me Phenianin, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha të merkurën se administrata amerikane do të dëshironte të merrte një përgjigje nga Koreja e Veriut. Ai tha se nuk janë vënë kushte për zhvillimin e bisedimeve, por shtoi se rezultati përfundimtar duhet të jetë braktisja e ambicjeve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut.

Më parë, administrata e presidentit Bush kishte bërë thirrje që Koreja e Veriut të përbyste hapat për riaktivizimin e instalimeve të saj bërthamore para se Washingtoni të angazhohet në bisedime.

Koreja e Veriut përsëriti kauzën se Shtetet e Bashkuara se po e çojnë gadishullin korean drejt luftës bërthamore dhe i bëri thirrje Koresë Jugut që të ndihmojë për zgjidhjen e gjendjes.

Mjetet koreanojugore të informimit akuzuan Washingtonin se po përhap informacion të rremë rreth çështjes bërthamore për të shkaktuar një krizë midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.//xh//

XS
SM
MD
LG