Lidhje

Presidenti Bush mund të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të ndihmave për Penjanin - 2003-01-14


Presidenti Bush tha se do të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të ndihmave për Korenë e Veriut në se Penjani heq dorë nga programi i tij i armëve bërthamore.

Presidenti Bush tha se po shqyrtonte një paketë të madhe ndihmash ushqimore dhe energjetike vitin e kaluar, para se një marrëveshje e vitit 1994 midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut të shkelej nga Penjani.

Presidenti shtoi se po qe që Koreja e Veriut braktis programin e saj të armëve bërthamore, plani i ndihmave mund të vihet përsëri në funksionim.

“Në se korano-veriorët vendosin të heqin dorë nga programi i tyre i armëve bërthamore, atëhere unë do të shqyrtoj nëse ne do të fillojmë apo jo nismën e guximshme për të cilën unë bisedova me sekretarin e shtetit Powell.”

Zoti Bush tha se me Korenë e Veriut nuk do të ketë negociata dhe se asgjë nuk do të ndodhë në qoftë se ky vend nuk përmbush detyrimet e tij ndërkombëtare.

“Përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare e shikoj si një mundësi për lidhjen e vendeve me njeri tjetrin brënda një rajoni ose në gjithë botën. Në këtë mënyrë koreano-veriorëve u bëhet e qartë se ne presim që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe ne presim që ata të çarmatosen.”

Po dje, Shtëpia e Bardhë mirëpriti ofertën e Kinës për të organizuar bisedime midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

//ze//

XS
SM
MD
LG