Lidhje

Përse Saddam Husseini duhet të çarmatoset - 2003-01-27


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka dhënë Saddam Husseinit një mesazh të qartë: diktatori irakian duhet të përmbushë rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe të çarmatoset. Ai duhet t’i asgjësojë armët e tij të shkatërrimit në masë.

Saddam Hussein është mjeshtër i mashtrimit, gënjeshtrave dhe mohimeve. Atij iu dha 11 vjet kohë të çarmatosej. Tani, Saddam Hussein kërkon më tepër kohë. Ai kërkon të sjellë rrotull inspektorët e armëve të Kombeve të Bashkuara. Saddam Hussein kërkon të luajë kukafshehurazi dhe nuk i intereson të çarmatoset.

“Ka ardhur koha që Saddam Husseini të mbajhet përgjegjës”, tha presidenti George W. Bush. “Ne nuk duhet të gënjehemi nga e kaluara... për hir të paqes, ne nuk duhet ta lejojmë atë të luajë...

“Nëse Saddam Hussein nuk do të çarmatoset” tha presidenti Bush, “Shtetet e Bashkurara të Amerikës dhe miqtë e lirisë do ta çarmatosin Saddam Husseinin”.

Në se Saddam Husseini nuk pranon të çarmatoset, kjo do të sjellë pasoja serioze për të. Pasoja serioze do të ketë për çdo anëtar të ushtrisë irakiane që do të përdorë armë të shkatërrimit në masë kundër trupave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ose kundër civilëve irakianë. Siç u shpreh presidenti Bush, “nëse ndonjë oficer apo ushtar irakian merr urdhër nga Saddam Husseini, djali i tij apo çdo vrasës në nivelet e larta të qeverisë së tij, këshilla ime është: mos e zbato atë urdhër, pasi nëse bën të kundërtën, kur të çlirohet Iraku atëherë do të trajtohesh dhe do të gjykohesh si kriminel lufte”.

Do të ketë pasoja serioze edhe për popullin irakian, por ato do të jenë të mira. Nëse koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara detyrohet të veprojë, populli irakian do të fitojë lirinë nga shtypja,nga tortura dhe nga vrasja.

“Në përpjekjet për ruajtjen e paqes dalin shumë sfida”, tha presidenti Bush. Por Shtetet e Bashkuara do ta udhëheqin botën drej paqes në mënyrë që jo vetëm fëmijët tanë por edhe fëmijët në çdo cep të botës të rriten në paqe”

//rd//

XS
SM
MD
LG