Lidhje

Sekretari Powell dokumentoi brutalitetin e Sadam Huseinit para Këshillit të Sigurimit - 2003-02-14


Diktatori irakian Saddam Hussein nuk i ka dorëzuar armët e shkatërrimit në masë. Ai strehon terroristë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka treguar “ mospërfillje të plotë për jetën njerëzore”. Siç tha Sekretari i Shtetit Colin Powell përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 5 shkurt, “për më shumë se 20 vjet, me fjalë dhe me vepra, Saddam Husseini ka ndjekur ambiciet e tij për të sunduar Irakun dhe Lindjen e Mesme në përgjithësi, duke përdorur të vetmet mënyra që ai di, kërcënimin, detyrimin dhe asgjesimin e të gjithë atyre që i dalin kundër”.

Në akuzën e tij ndaj Saddam Husseinit, aktakuza më e plotë e formualuar deri tani kundër tij, zoti Powell përdori dokumente të reja, më parë sekrete, që vinin në dukje përpjekjet sistematike të Irakut për të penguar inspektorët e Kombeve të Bashkuara duke fshehur dhe vazhduar të ndërtojë armë të shkatërrimit në masë dhe sisteme të ndaluara raketash. “Duke mos e shfrytëzuar shansin e fundit për tu çarmatosur”, tha sekretari i shtetit Powell, “Iraku e ka vënë veten ... më pranë ditës kur do të përballet me pasoja serioze për mosbindje të vazhdueshme ndaj këtij këshilli”.

Fushata e Saddam Husseinit kundër kurdëve në Irakun verior nga viti 1987 deri më 1989, përfshinte ekzekutime masive, zhdukje, spastrime etnike dhe shkatërimin e gati dy mijë fshatrave. Përdorimi i gazit mustardë dhe atij nervor kundër kurdëve shkaktoi vdekjen e 5 mijë burra, grave dhe fëmijëve.

Saddam Husseini ka kryer spastrime etnike kundër irakianëve shiitë dhe arabëve në jug të vendit. Policia e tij shtetërore eliminon brutalisht cilindo që guxon të dalë kundër. Iraku ka raste të zhdukjeve më shumë se çdo vend tjetër. Dhjetra mijëra irakianë njoftohet të jenë zhdukur në dekadën e fundit.

Siç tha Sekretari i Shtetit Powell para Këshillit të Sigurimit, “asgjë nuk tregon më qartë synimet e rrezikshme të Saddam Husseinit dhe kërcënimin që ai përbën për të gjithë ne, sesa aktet mizore ndaj qytetarëve të tij dhe vendeve fqinje. Duket qartë se Saddam Husseini dhe regjimi i tij nuk do të ndalen derisa dikush tjetër ta ndalë atë.

//rd//

XS
SM
MD
LG