Lidhje

E pasigurtë mbështejta turke ndaj kërkesës për vendosjen e trupave amerikane në territorin e saj - 2003-03-03


Kryeministri i Turqisë, Abdullah Gul, tha se mosmiratimi nga parlamenti i vendit i kërkesës për vendosjen e trupave amerikane në territorin turk, nuk duhet të dëmtojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara.

Disa zyrtarë në Ankara presin që përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të lejonte rreth 62 mijë trupa amerikane të përdorin Turqinë si bazë për ndërmarrjen e sulmeve kundër Irakut, të përtriten.

Në shkëmbim, Shtetet e Bashkuara i kanë oftuar Turqisë miliarda dollarë në formën e ndihmave dhe të huave. Pasiguria se çfarë do të bëjë parlamenti turk, shkaktoi sot rënien e ndjeshme të çmimeve të aksioneve në bursën e Stambollit.

//rd//

XS
SM
MD
LG