Lidhje

Konferenca Islamike diskuton mbi Irakun - 2003-03-05


Udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të Organizatës së Konferencës Islamike me 57 anëtarë, po zhvillojnë një takim të ngutshëm në Katar për të diskutuar mbi Irakun.

Në fjalimin e hapjes, udhëheqësi i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani, bëri thirrje për një qendrim të përbashkët. Ai u tha pjesmarrësve se megjithëse nuk mund të marrin ndonjë vendim për Irakun, ata mund të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për një zgjidhje paqësore të krizës.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pas bisedimeve të nivelit të lartë mbi Irakun që zhvilluan Këshilli për Bashkëpunimin në Gjirin Persik dhe Lidhja Arabe. Organizata e Konferencës Islamike përfaqëson pjesën më të madhe të myslimanëve të botës, numri i të cilëve arrin në rreth 1 miliardë.

Ndërkohë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vazhdojnë pikpamjet e ndryshme lidhur me përgjigjen e Irakut ndaj rezolutës 14-41, e cila i kërkon Bagdadit të asgjësojë armët e shkatërrimit në masë ose përndryshe të mbajë pasoja serioze.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja kanë paraqitur një projekt-rezolutë që do t’u hapte rrugën operacioneve ushtarake për çarmatimin e Irakut.

Por anëtaret e përhershme të Këshillut të Sigurimit, Rusia dhe Franca, vazhdojnë ta kundërshtojnë një rezolutë të re për këtë çështje.//ii

XS
SM
MD
LG