Lidhje

Bombarduesit e parë amerikanë arrijnë në Guam - 2003-03-06


Grupi i parë i aeroplanëve bombardues me rreze të gjatë veprimi arriti në ishullin Guam të Oqeanit Paqësor, një demonstrim force ky i Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut. Pentagoni e urdhëroi dislokimin e bombarduesve të premten e kaluar dhe brenda pak ditësh pritet që 24 prej tyre të kenë arritur në ishull. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se ky dislokim nuk synon të shërbejë si një sinjal kërcënues për Korenë e Veriut. Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi është të frenohet një agresion i mundshëm në rajon. Sot, shtypi koreanoverior i kontrolluar nga qeveria e dënoi dislokimin e aeroplanëve amerikanë. Presidenti i Koresë së Jugut, Roh Moo-hyun thirri sot një mbledhje të këshilltarëve të lartë të sigurimit për të diskutuar mbi krizën koreanoveriore, ndërkohë që tregjet e aksioneve dhe të valutës shënuan rënie.//ii

XS
SM
MD
LG