Lidhje

Powell sot në Nju Jork për bisedime - 2003-03-06


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, shkon sot në Nju Jork për këshillime me ministrat e tjerë të jashtëm të Këshillit të Sigurimit, në prag të një raporti të rëndësishëm që kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët Hans Blix do të paraqesë të premten. Zoti Powell tha se do t’u bëjë thirrje anëtarëve të Këshillit që ta miratojnë projekt-rezolutën e re amerikane dhe britanike ku thuhet se Iraku nuk e ka respektuar rezolutën 14-41 të Kombeve të Bashkuara për të asgjësuar armët e shkatërrimit në masë. Në një fjalim që mbajti dje në Uashington, sekretari Powell tha se udhëheqësi irakian Saddam Hussein ende nuk ka marrë një vendim strategjik për t’u çarmatosur dhe se po përpiqet të përçajë komunitetin ndërkombëtar. Zoti Powell tha se informacionet amerikane të zbulimit tregojnë se qeveria e Bagdadit në mënyrë aktive po i fsheh armët që të mos i shohin inspektorët e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, Iraku vazhdon të shkatërrojë raketa të tjera të tipit al-Samoud 2, siç është kërkuar nga inspektorët e armëve. Por presidenti Saddam Hussein thotë se urdhëri i Kombeve të Bashkuara për shkatërrimin e këtyre raketave nuk është i justifikuar. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhanë urdhër për dëbimin e dy pjestarëve të misionit të Irakut në Kombet e Bashkuara deri nesër. Departamenti i Shtetit thotë se të dy personat në fjalë të cilësuar si atashe pranë misionit, kryenin veprimtari të dëmshme për sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara./ii

XS
SM
MD
LG