Lidhje

Clinton-Dole: Debate televizive - 2003-03-06


Ish presidenti Klinton dhe rivali i tij në zgjedhjet e vitit 1996, Bob Dole, kanë rënë dakort të mbajnë një seri debatesh të përjavshme si pjesë të programit ”60 Minutes” të rrjetit televiziv CBS.

Dy politikanët ranë dakort të mbajnë 10 debatet duke filluar nga e diela. Drejtuesit e programit thanë se segmentet do të transmetohen duke filluar tani e deri në fund të majit dhe mund të vazhdojnë edhe në sezonin tjetër.

Zoti Klinton tha se vendi ka nevojë për diskutime të qytetëruara për ngjarjet politike që ndikojnë mbarë botën.

Zoti Dole, ish senator republikan, i cili ka qenë edhe udhëheqës i shumicës në Senat, tha se beson që ai dhe ish presidenti mund të tregohen këmbëngulës dhe provokues, por pa e tepruar.

Gratë e të dy politikanëve janë tani anëtare të senatit. Senatorja Hillary Rodham Clinton është demokrate që përfaqëson New Yorkun ndërsa senatorja Elizabeth Dole është republikane dhe përfaqëson shtetin e Karolinës së Veriut.//ii

XS
SM
MD
LG