Lidhje

Bujanoc: tubim ndërkombëtar i dhuruesve për Luginën e Preshevës - 2003-03-07


Duke e hapur tubimin e dhuruesve nënkryeministri i Serbisë dhe shefi i Qendrës bashkërenduese për Jugun e Serbisë, Nebojsha Çoviç ka thënë se procesi i kthimit të mirëbesimit ndërnacional në këto tri komuna në jug të Serbisë gjatë dy viteve të kaluara ka shënuar rezultate të konsiderueshme në demokratizimin e pushtetit dhe futjen e shqiptarëve në strukturat e pushtetit vendor.

Mirëpo, për fat të keq, thotë ai gjatë disa javëve të fundit ka shenja të komplikimit të situatës me përpjekje që të kthehet gjendja e mëparshme, dhe ka shtuar se këtë po e bejnë disa element radikal e kriminal, duke frikësuar policinë shumetnike dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor. Sipas tij problem në rajon është kriminaliteti i oragnizuar, dhuna, ekstermizmi e terrorizmi, dhe se premisë kryesore për qëndrueshmëri dhe zvhillim të rajonit është luftimi i tyre. Autoritetet serbe, thotë ai, janë të vendosura të përgjigjen ndaj të gjitha kërcënimeve ekstremiste, aksioneve terroriste dhe verpimeve kriminale në mënyrë të matur e respektive dhe sipas normave ligjore. Sepse thotë Çoviç është e palejueshme të heshten dhe tolerohen aksionet esktremiste dhe sjelljet e ngjashme të personaliteteve e organizatave politike shqiptare e serbe, si dhe ideja për përkufizimin teritorial sipas linjës etnike, në të ashtuaquajturën Kosova Lindore.

Ai ka paralajmëruar riorganizimin e trupit bashkërendues të cilin e drejton, duke inkuadruar në punën e tij përfaqësuesit shqiptar, rom e serb, të kishës orthodokse serbe, të bashkësisë islame, oragnizatave joqeveritare, sindikatave. Veçmas do të inkuadrohen specialistë të ekonomisë me qëllim të zbatimit të masave për ndërtimin e mirëbesimit në fushën e judikaturës, shëndetësisë, arsimit dhe administratës.

Kurse ushtria e policia, sikurse tha, do të jenë në atë numër i cili siguron sundimin e plotë të drejtave e të ligjit, si dhe tolerancën zero ndaj të gjitha formave të paligjshmërisë.

Bahkërenduesi i KB për Serbinë e Malin e Zi, Frensis O’Donel ka theskuar se pika zerro e tolerancës për dhunë edhe më tuje do të jetë qëndrim i Bashkësisë ndërkombëtare. Sepse, thot ai, pasiguria në rajon nuk do ti shtojë investimet e vetvetiu, e nuk do të mundësojë as jetë më të mirë për të gjithë në jug të Serbisë.

Shefi i Misonit të OSBE në Beograd, Mauricio Masari ka cekur se gjatë këtij viti prioritet do të jetë integrimi i shqiptarëve në organët gjyqësore, si dhe reforma e arsimit me anë të ndërtimit të programeve dhe teksteve të reja shkollore për shkollat fillore e të mesme. Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Beograd, Robert Norman ka paralajmëruar se në rajonin e jugut të Serbisë do të investohen 6 milion dollarë, por pret se do të investohet edhe katër miljon të tjerë. Ai ka thënë se është e nevojshme që më parë të shtohen programet ekonomike të cilët do tu mundësojnë jetë më të mirë serbëve, shqiptarëve, romëve e tjerëve që jetojnë në këto tri komuna.

Për infrastrukturën dhe përmirësimin e kushteve të jetës në tri komunat në Luginën e Preshevës nevojiten të sigurohen më shumë se 5 miljon euro, ka vlerësuar nënkryeminsitri i Serbisë Nebojsha Çoviç. Për komunën e Preshevës lypsen mbi 3 miljon euro, për atë të Bujanocit – mbi 1,4 miljon, ndersa për Medevegjën - rreth 700 mijë euro. Programet konkrete për realizimin e projekteve i kanë paraqitur prefekti i Pershevës, Riza Halimi, i Bujanocit Nagip Arifi dhe i Medvegjës, Sllobodan Drashkoviç.

//rd///

XS
SM
MD
LG